» Lul Berisha dhe Balili i shpëtuan arrestimit, ish-ministri zbulon emrin: Ja kush e dekonspiroi operacionin

Lul Berisha dhe Balili i shpëtuan arrestimit, ish-ministri zbulon emrin: Ja kush e dekonspiroi operacionin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se operacionet e djeshme të policisë u dekonspiruan.

Sipas Manjanit deklaratat e ministri të Brendshëm, gjatë javës së kaluar kanë dekonspiruar aksionet.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!

Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…

reagimi manjani


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera