» ‘Rama e Basha po ndajnë paratë’, ish-ministri i PD thyen heshtjen: Opozita në gjendje të keqe, për shkak të…

‘Rama e Basha po ndajnë paratë’, ish-ministri i PD thyen heshtjen: Opozita në gjendje të keqe, për shkak të…

Pas gati 1 viti heshtjeje, ish-deputeti demokrat Arben Imami ka qenë i ftuar në studion e Top Talk, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështirë brenda radhëve të opozitës, ku fajtor për këtë bën edhe kryetarin aktual Lulzim Basha.

“E gjithë PD është vënë në dispozicion të Bashës për të marrë sa më tepër para nga Edi Rama”, ky është perceptimi që ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami deklaroi në studion e “Top Talk”.

imami2

Ai shprehet se nuk ka guxuar të flasë më parë sepse nuk ka pasur fakte, por tanimë ka një pasqyrë të qartë.

“Punët shkojnë mirë. Paratë bëhen. E ka thënë Topalli në një konferencë më parë. Unë nuk kam guxuar të flas sepse nuk kisha ende fakte. Por tani kemi një pasqyrë të plotë që paratë po bëhen nga të dyja palët njësoj. Po ndahen paratë. Është shumë e qartë, që edhe për marrëveshjen iu dha edhe një shumë jo e vogël në dorë. E gjithë PD po punon për të rritur pozicionin negociues të Lulzim Bashës për të marrë sa më shumë para nga Edi Rama”, u shpreh ai duke pohuar pyetjen e gazetarit Denis Dyrnjaja se PD është marrë peng.

vlcsnap-2018-10-19-16h11m44s66

Më tej ai u shpreh se opozita në vend është në gjendje të keqe, pasi sipas tij zgjedhje në 2017 nuk ka patur por ato janë dhënë në tavolinë

“Si do të veprojë opozita?! Kemi një gjendje të vështirë. Rrënjët e kësaj gjendje janë zgjedhjet që u dhanë dhe u morën në tavolinë, të dy janë njësoj. As Basha nuk ishte i titulluar për të dhënë zgjedhjet në tavolinë, e as Rama nuk ishte i titulluar për të marrë zgjedhjet në tavolinë”, shtoi ish-minsitri i PD.

Sipas tij njerëzit janë të papërfaqësuar, e opozita e sotme është e dobët në vetvete edhe për këtë fakt, e për këtë arsye Edi Rama vijon të qeverisë me arrogancë.

“Nëse nuk shkojmë në zgjedhje s’do kemi një opozitë të fortë, Si mund të shkojmë në zgjedhje nuk di të jap as unë një përgjigje”, u shpreh Imami në Top Channel.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera