» 360grade/Bogdani: Në Bulqizë këtë vit kanë vdekur 8 vet, institucionet fajësojnë viktimat

360grade/Bogdani: Në Bulqizë këtë vit kanë vdekur 8 vet, institucionet fajësojnë viktimat

Gazetarja e BIRN, Aleksandara Bogdani e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se pasuritë e shqiptarëve shfrytëzohen në mënyrë korruptive. Duke sjellë rastin e Bulqizë, ajo tha se vetëm këtë vit ka vdekur 8 vet dhe në të gjitha rastet, nuk ka fajtorë.

Bogdani: Meqë ishim tek burimet natyrore. Çfarë ka ndodhur me kromin? Bulqiza është një katrahurë lejesh të mbivendosura që shkaktojnë konflikte dhe pasoja njerëzore. Që nga fillimi i këtij viti ka vdekur 8 veta.

Pothuajse çdo muaj ka pasur një person të vdekur. Institucionet që duhet kontrollojnë, shkojnë dhe bëjnë raporte dhe në të gjitha rastet nuk ka fajtorë. Ose fajtorët janë viktimat.

Kalojmë tek nafta. Shumë kompani që vijnë nga parajsat fiskale. Është shumë e thjeshtë të fshehës pronësinë. Një histori ekzemplare e naftës është ajo e ARMO-s, por mbi 600 milion euro janë evazion në kurriz të taksapaguesve. Kompanitë kanë shitur dhe nuk kanë paguar taksat në buxhetin e shtetit. Kanë vjelë fitime dhe nuk kanë dhënë asgjë. Është një histori masive korrupsioni.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera