» Rama batuta me Ram Gecin: dole oligark, sa bëre për ta dhe të shkatërrun. Si ia kthen biznesmeni (video)

Rama batuta me Ram Gecin: dole oligark, sa bëre për ta dhe të shkatërrun. Si ia kthen biznesmeni (video)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku është takuar edhe me biznesmenin Ramë Geci, i njohur si mbështetës i Partisë Demokratike.

Nuk kanë munguar thumbimet e kreut të qeverisë ndaj biznesmenit Geci, duke i kujtuar mbështetjen që ka dhënë për Partinë Demokratike ndër vite, dhe se si sot sulmohet prej tyre duke u quajtur oligark.

Në fakt sipërmarrësi Ramë Geci, kompania e së cilit ka arritur të fitojë disa projekte të rëndësishme publike, nuk është përmendur nga kreu i PD-së Basha në listën e tij të famshme me oligarkët që përfitojnë miliona nga qeveria përmes PPP-ve.

Batutat e Ramës me biznesmenin Geci:

Ram Geci: Për një vit bëhet

Edi Rama: Po por me stantartet socialiste jo me ato të PD-së

Ram Geci: Pse po merrna me konvertim

Edi Rama: Me standartet e reja, jo me ato të PD-së

(Qeshin)

Edi Rama: Se dole dhe ti oligark i madh

Ram Geci: Ça flet ishalla, titull është ishalla po e marr

Edi Rama: Po mirë mo burr, sa bëre për ta dhe të shkatërrun fare… Ç’është kjo histori

Ram Geci: Ç’a ti bësh, ç’a t’bojm

Edi Rama: Le ti mos fol se, se të shofin edhe në televizor pastaj dhe thonë ja ky tradhtar..

Ram Geci: Po më prishin biografinë, po..

Edi Rama: Të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen e lindur në prehërin e Partisë Demokratike

video minuta: 4:13′


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera