» Lojërat e fatit, Çollaku: A i shkojnë Ramës SMS nga burgu?

Lojërat e fatit, Çollaku: A i shkojnë Ramës SMS nga burgu?

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “360 Gradë” në Ora News pyet nëse kryeministri Edi Rama merr mesazh nga burgu për lojërat e fatit.

Çollaku: Kryeministri paska dijeni se deputetëve u paska shkuar një mesazh me një njeri nga burgu. A flet kryeministri me deputetët meqë ka marrë dijeni se kanë marrë mesazh nga burgu?! Kryeprokurorja a ka dijeni? Po kryeministrit ai i shkruan kush nga burgu në telefonin e tij. Kryeministri e ka dekonspiruar duke thënë se mesazhi vjen nga burgu. Nuk na ka treguar sa të burgosur. Sipas asaj që deklaron kryeministri janë njerëz në tregun e lojërave të fatit prej 140 mln euro në vit. Janë para që do të shkojnë në tre-katër pika që janë miq të kryeministrit. Të presin kur të dali shkresa të shohim kush janë. Dhjetëra herë nga burgu. Kjo ka ndodhur 3-4 ditë pasi janë zhvilluar kontrolle në burgje. A ka deputetë që janë në biznese të lojërave të fatit?

 


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera