» Dy gra dhe një burrë tentojnë të vrasin veten

Dy gra dhe një burrë tentojnë të vrasin veten

Tentativa e vetëvrasjes si një fenomen shqetësues, ka regjistruar tre raste ët tjera, në 24 orët e fundit, vetëm në qarkun e Fierit.

Dy gra dhe një burrë, në Fier e Lushnje, kanë zgjedhur ti japin fund jetës, duke përdorur fostoksinë e medikamente mjekësore, por, ndërhyrja në kohë dhe ndihma e mjekëve, ka bërë që ata të kapërcejnë rrezikun për jetën

Komisariati i Policisë Fier

  • Më datë 14. 10. 2018, në fshatin Sektor-Seman, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja L. K., vjeçe 43, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje

  • Më datë 14. 10. 2018, në fshatin Shegas, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja B. H., vjeçe 46, e cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.
  • Më datë 14. 10. 2018, në lagjen “Kongresi”, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore shtetasi A. K., vjeç 53, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnje, për vlerësim.

360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera