» Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Nga Artur Zheji

Paketa antishpifje nga njera anë dhe sulm tatimor mbi Portalet që nuk i ka nën kontroll. Kallzim për shpifje Berishës, ftesë të përheshme për bahkëpunim Bashës.
Reagime nervoze dhe të përditshme. Tri herë rresht në prime time në Tv dhe super aktiv në Fb.
Deklarata publike për mbylljen e kazinove elektronike dhe të basteve, parandjenjë frike se mos nuk bën dot votat në Kuvend, se shumicën e përfituesve të biznesit të bixhozit i ka në rradhët e deputetëve të vet, ose te ortakëve dhe farefisit të tyre.
Foto selfiesh të shqetësuara dhe aspak të kuruara, të tipit të kryeministrit trendy, manjak kravatash dhe qillotash.
Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?
Parandjen dhe prek nga afër shthurrjen e rradhëve të të interesuarve që e kanë zgjedhur menaxher te interesave të tyre.
Një mossbesim gjithmonë e më i thellë, në aftësitë e tij për të mbajtur nën kontroll situatën, sidomos segmentet e të fortëve, që janë bërë arrogantë, të mosbindur dhe agresivë.
Deri dje u përkëdheltë kryet KM-ja, për ato vota që ata sollën, apo për ato vota opozitare, që penguan të depozitohen apo të numërohen si duhet, një vit më parë, ndërsa tani, hapur, u ka shpallur luftë.
Sepse pretendimet e tyre janë gjithmonë në rritje dhe gjobvënia ka dalë dukshëm jashtë kontrollit dhe sipërmarrësit trokasin në derën e KM-së, për mbrojtje, sepse gjobvënia e sotme, nuk do vetëm para të thata, por kryesisht aksione dhe kontroll financiar mbi bizneset e mëdha!

Përndryshe do të fishkëllejnë plumbat!…
Tanimë të fortët dhe klanet e drogës dhe të çdo lloj trafiku tjetër, kanë shumë para në të zezë dhe ky variant i lokaleve, hoteleve dhe restoranteve, nuk u pëlqen më, sepse i bën të dukshëm dhe të përfolur. Duan më shumë, duan të dalin në legalitet me sipërmarrje të mëdha, liçensat e të cilave i kanë të tjerët, territorin e kanë të tjerët dhe kontratat kombëtare dhe ndërkombëtare gjithashtu.
KM-ja tani është në mes të një lufte, akoma edhe ca kohë të nëndheshme dhe nuk mund të bëhet garant i të gjitha palëve dhe deklaron se do të fillojë një fushatë kundër të fortëve dhe se do të mbyllë edhe bizneset e tyre të bixhozit, apo biznese të tjera me pronësi të qartë, të përqëndruara në Tiranë dhe në Durrës.
Po si?
Dhe me çfarë mjetesh politike?
Kush janë “Trimat” që ka rrotull sot KM-ja?
Taulant Balla, Arben Ahmetaj apo Damian Gjiknuri?
Besoj nuk ka vend për koment, kur flitet për trimërinë e këtyre zotërinjve, që menaxhojnë tre të katërtat e pasurive të Shqipërisë…

Le të përpëlitet KM-ja i vetëm në ankthin e tij.
Do të korrë atë që ka mbjellë, viti pas viti e ditë pas dite, që në fund të dramës qeverisëse, do e çojë të jetojë Vetminë e tij të thellë. Sepse kur të pushojnë interesat dhe llokmat, askush nuk do të ketë më vëmendje për përsiatjet e tij, filozofike, morale apo artistike.
Sepse grabitqarët që ka përreth, janë qënie, që njohin vetëm gojë e bark, zemrën dhe trurin i kanë ndryrë në kasaforta, sëbashku me paratë… por kjo është një histori tjetër…

/360grade.al/


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera