» Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë/ Zjarr masiv në Shkodër, rrezikohen disa banesa

Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë/ Zjarr masiv në Shkodër, rrezikohen disa banesa

Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Zues në Shkodër, ku flakët janë përhapur fillimisht në pjesën pyjore të fshatit duke rrezikuar edhe disa shtëpi të banueshme.

Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe duke u shtrirë në një sipërfaqe të gjerë dhe raportohet se shuarja e tyre është gati e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor.

Është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë dhe e helikopterëve për shuarjen e dhe neutralizimin e zjarrit, pasi në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

Sakaq, nuk dihet ende nëse zjarri është vënë qëllimisht apo aksidentalisht.


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera