» Zbulohet tema e emisionit 360grade/ Paketa anti-shpifje, Rama dërgon në gjygj Berishën, po Xhisiela, a do të dënohej?

Zbulohet tema e emisionit 360grade/ Paketa anti-shpifje, Rama dërgon në gjygj Berishën, po Xhisiela, a do të dënohej?

Emisioni 360grade me drejtues gazetarin e njohur Artur Zheji në oranews, vjen sonte në orën 21:00 me një temë të veçantë në lidhje me paketën kundër shpifjes e cila u paralajmërua nga Kryeministri i vendit Edi Rama që shpifësit do të shkonin në gjygj.

Në fillim kryeministri ishte i ashpër dhe paralajmëroi një paketa të ashpër kundër “shpifjes” dhe ku shpifësit do të shkonin në gjygj me çdo kusht. Ndërsa në një fazë të dytë, Kryeministri, më i tërhequr foli për ndëshkime apo gjoba të kripura financiare për shpifësit.
– Duhet një Ligj Antishpifje?
– Ku dhe si do të mund të funksionojë ai?
– Kundër kujt ngrihet kjo stuhi antishpifje? Kundër Politikës apo kundër gazetarëve, apo kundrejt të dyja kategorive bashkë?
– Përse kryeministri e shpalos këtë project-ligj pikërisht pas rastit të Babale dhe Xhisiela Maloku?
– Rama premton të dërgojë në gjygj Berishën, për çështjen e 23.000 usd këmisha të porositura në Neë York…
– A duhet të dënohet gazetari Jetmir Olldashi?
– Qeveria sot ndihet më e fortë apo më dobët që kërkon të bëjë një trysni të tillë specifike ligjore, kundrejt fjalës së lirë apo kundrejt fjalës së helmuar?
– Xhisiela Maloku, pot ë ishte ky ligj në fuqi, a do të dënohej?
– Është Ligj kundër shpifjes apo një ligj kundër portaleve on line?

Te ftuar:

1. Arlind Qorri
2. Basir Çollaku
3. Endri Shabani
4. Erion Kristo
5. Kastriot Myftaraj
6. Artur Çani

7. Genci Sejko – skype

/360grade.al/


360grade.al


Pse o Ramë, Shqiponja në hyrje të Tiranës të duket vulgare? Ke kandiduar për stilist të Kombit?

Të tjera