» Fadromat te “Syri i Kaltër”/ Pronari mes lotësh: Na groposi, kishim leje deri në 2023. Le ta shohë Rama …

Fadromat te “Syri i Kaltër”/ Pronari mes lotësh: Na groposi, kishim leje deri në 2023. Le ta shohë Rama …

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një aksion për prishjen e dy objekteve, lokale shërbimi, pranë “Syrit të Kaltër”, në territorin e Bashkisë Finiq, i cilësuar prej vitesh Monument Natyre.

Bëhet fjalë për dy objekte me strukturë druri që ishin vendosur aty prej shumë vitesh. Pronarët nisën që herët në mëngjes punën për çmontimin e pajisjeve, ndërsa specialistët e IKMT-së ndërhynë më pas me mbështetjen e Policisë.

Në lokalin e parë “Blue Eye”, i cili ndodhet në hyrje, ende nuk e besojnë për prishjen e objektit të tyre, duke pretenduar se “janë të rregullt me shtetin dhe të kompletuar me dokumentacionin përkatës”. Sipas tyre, kontrata e lidhur skadon në vitin 2023. Megjithatë, pronarët nisën ta çmontonin vetë objektin.

Pronari i një prej lokaleve, Fatmir Gjoka
Pronari i një prej lokaleve, Fatmir Gjoka

“Nuk jemi pa leje, jemi të pajisur me gjithë dokumentacionin e duhur”, shprehen ata. Edhe në lokalin e dytë, çmontimi kishte nisur që herët. Pronari i këtij lokali, Fatmir Gjoka, shprehet i përlotur se ka 20 vjet që e ka ngritur nga hiçi lokalin, si dhe tregon për investimet që ka kryer vetë ai për të thithur turistë, si elektrifikimi dhe shtrimi i rrugës.

syri3

“Nuk di se çfarë të bëj. Shteti është shtet. Na groposi. Këto janë lot burri. Ta shohë dhe Kryeministri se çfarë bëjnë. Na lajmërojnë 24 orë më parë? Çfarë të bëjmë, nuk e di. Kam 20 vjet që operoj me taksa, jam i rregullt dhe sipas ligjeve të shtetit tim. Ka 20 familje, që ushqehen me punën që bëjnë këtu në biznesin tim. Nuk kam asnjë informacion se çfarë do të bëhet këtu. Nuk e marr vesh kush ia ka vënë syrin. Nuk e di a është ndonjë lupo, apo ka dhënë ndonjë lekë nuk e di. Unë kam një kontratë me ‘Albturizmin’, me Ministrinë e Kulturës. E kam njoftuar dhe nuk më kanë kthyer përgjigje. Këtu afër është ngritur edhe një kioskë para një viti, që shet nga të gjitha llojet, nuk e di nëse i hapet rrugë asaj. Nuk e di e kujt është. Mbaruan zgjedhjet në 27 qershor, në 28 e sollën kioskën dhe e ngulën me vinç këtu. Në 31 janar 2019 mbush 20 vjet plot këtu tek ky vend. Vendi këtu ka qenë një përrua. Unë e kam sjellë korrentin nga 2 km se nuk kishte korrent këtu. Vura në eficencë fshatin turistik të vogël. Kam mbjellë shumë pemë. Edhe rrugën deri këtu e kam bërë vetë dhe të kem këtë përfundim, të më hedhin si leckë, nuk e kuptoj”, shprehet Gjoka.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera