» Moikom Zeqo: Shteti nuk e nderoi Fatos Arapin në gjallje

Moikom Zeqo: Shteti nuk e nderoi Fatos Arapin në gjallje

“Lajmi i vdekjes së Fatos Arapit është një lajm i trishtë jo vetëm për njerëzit që e kanë njohur, por edhe për njerëzit që nuk e kanë njohur.

Jo vetëm për gjeneratën e sotme, por edhe për gjeneratën që do të vijë, ose që s’ka lindur akoma, sepse poeti, pavarësisht njohjeve personale, ka atë njohjen specifike që me anë të leximit të librave kalon në çdo kohë dhe në çdo hapësirë.

Kjo specifikë është një atribut i artit dhe i artistëve. Dhe kjo specifikë bën që pikëllimin për vdekjen e Fatos Arapit ta ndiejnë që të gjithë dhe të jetë një pikëllim i shumëfishuar, sepse jo vetëm që humbi jetën fizike për të kaluar në një jetë të pasosur shpirtërore, poeti Fatos Arapi, por është një humbje jo thjesht për familjen e tij, por për të gjithë kombin shqiptar.

Ne zakonisht kur vdes një poet i shquar thurim lëvdata ose bëjmë spektakle për ta nderuar. Po a është ky nderimi i vërtetë?! Nuk është ky nderimi i vërtetë, padyshim që ai e ka një nderim, por nderimi është brenda kulturës, brenda standardeve që ka kultura shqiptare, letërsia. Kurse nderimi që mund të bëjnë bashkëkohësit ndonjëherë mund të jetë konvencional, mund të mos jetë i vërtetë.

Për shembull, unë kam ngulur këmbë, si mik i tij, që të festohej 75-vjetori i lindjes së tij, nuk u bë. Kur kishte 80-vjetorin gjithashtu ngula këmbë që të bëhej 80- vjetori i lindjes së tij… Edhe tek 85-vjetori, pastaj nuk tentova më shumë. Institucionet kulturore nuk e bënë këtë nderim, kolegët e tij mund të ishin mbledhur dhe ta bënin këtë nderim. Kolegë që edhe çmojnë, nuk është problemi që nuk e çmojnë.

Presidentët e Republikës mund të bënin një dekorim me rastin e 80-vjetorit, apo 85-vjetorit që janë mosha të epërme, nuk janë mosha fillestare. Edhe bëhet një nderim kombëtar. Këto nderime nuk iu bënë sa ishte gjallë Fatosit, pavarësisht se ai është nga poetët shqiptarë, që ka fituar çmimin më të lartë poetik ndërkombëtar.

Ai ka fituar çmimin ndërkombëtar që quhej çmimi ‘Kurora e artë’ në Strugë. Të mos harrojmë se në Strugë bëhet vit për vit një festival ndërkombëtar i poezisë edhe çmimin ‘Kurora e artë’ e kanë fituar poetë të mëdhenj amerikanë, europianë”.


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera