» “Qenke plakur keq … dukesh si burrë”/Julia Roberts: “Jam 50 vjeçe dhe e vendosur, por u lëndova nga komentet e njerëzve …”/Foto

“Qenke plakur keq … dukesh si burrë”/Julia Roberts: “Jam 50 vjeçe dhe e vendosur, por u lëndova nga komentet e njerëzve …”/Foto

Aktorja, që pozon në kopertinën e Harper Bazaar, i referohet një fotoje, ku ajo shfaqet pa grim, postuar në Instagram gjatë verës …

Julia Roberts: I social sono crudeli

Julia Roberts: I social sono crudeli

E kacavirur në një shkëmb me atlete dhe e veshur me fustan tyli, vello dhe bisht, Julia Roberts buzëqesh, me atë që është sigurisht buzëqeshja më e madhe e Hollivudit, në kopertinën e numrin e nëntorit të revistës Harper Bazaar, dedikuar më të guximshmes. “Unë jam 50 vjeç (në 28 tetor, mbush 51), dhe edhe pse jam e vendosur dhe e vetëdijshme, ndjenjat e mia janë lënduar nga komentet e këqija  të njerëzve në social …”, thotë aktorja në intervistë për revistën, duke iu referuar një fotoje, ku nuk ishte e trukuar, të postuar në Instagram muaj më parë.

Julia Roberts: I social sono crudeli

Në një intervistë me Oprah Winfrey, aktorja, e cila është duke u përgatitur për një debutim të dyfishtë, në televizion si ylli i “Homecoming” seri e Amazon Prime Video dhe në kinema me “Ben is Back”, ka pranuar se ajo ishte “tronditur” nga kritikat e marra pas publikimit në Instagram, gjatë verës, të një fotoje pa grim, bashkë mbesën e saj Emma Roberts. “Shumë njerëz janë ndjerë të autorizuar për të komentuar mbi pamjen time, duke thënë se po plakesha keq dhe se u dukesha si burrë. Unë jam e befasuar për mënyrën se si më bëri të ndihem. Unë jam një grua në të  pesëdhjetat dhe e di kush jam, por ndjenjat e mia ende mund të lëndohen … “.

Julia Roberts: I social sono crudeli

Në intervistë, Roberts foli gjithashtu për guxim dhe aftësinë për tu përballur me vështirësitë, familjen e saj dhe bashkëshortin, Daniel Moder, me të cilin ajo u martua në vitin 2003 dhe që mohon të qenit në krizë, thashetheme shpesh të vëna në qarkullim nga tabloidët e gossip: “Më 4 korrik kemi festuar përvjetorin tonë të 16-të. Ende ka shumë lumturi që gjendet në atë që jemi së bashku “./360grade.al

Julia Roberts: I social sono crudeli

Julia Roberts: I social sono crudeli


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera