» Largohet nga ekipi i madh i Superligës për Tiranën/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i bardhebluve

Largohet nga ekipi i madh i Superligës për Tiranën/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i bardhebluve

Nuk ka më dyshime. Ardian Mema do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Flamurtari ka mbyllur bashkëpunimin me zv.trajnerin Ardian Mema, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në familjen natyrale dhe të gjakut, atë bardheblu.

Hapet kësisoji rruga e rikthimit të tij te Tirana, tashmë në rolin e trajnerit të parë, pasi e ka provuar diçka të tillë dhe si zv.trajner, në kohën e Ilir Dajës, ndërsa si futbollist i ka kushtuar tërë karrierën, bashkë me familjen e madhe.

Klubi vlonjat ka bërë këtë njoftim: “Zyrtare! Flamurtari bën me dije mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë, Ardian Mema. Kemi vendosur të ndërpresim me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve. Duke e falënderuar për bashkëpunimin, Flamurtari i uron suksese në karierën e tij si trajner”. /CNA.al


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera