» Zbardhet vrasja e 13-vjeçares dje në Tiranë, sekuestrohet arma e krimit, dyshohet se…

Zbardhet vrasja e 13-vjeçares dje në Tiranë, sekuestrohet arma e krimit, dyshohet se…

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 13-vjeçare u gjet e vrarë me armë zjarri në banesë.

Policia njofton se në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera