» Shembja e Teatrit, aktori i njohur, Ramës: Je me qera në kryeministri, do përfundosh si Rikardi i III

Shembja e Teatrit, aktori i njohur, Ramës: Je me qera në kryeministri, do përfundosh si Rikardi i III

Aktorët vazhdojnë të mblidhen para Teatrit për të bërë ndalimin e prishjes dhe ndërtimit të një të riu.

Aktori Neritan Liçaj, ditën e djeshme marshoi përpara Presidencës për të përshëndetur Ilir Metën, i cili nuk e dekretoi ligjin për Teatrin dhe e riktheu atë në Kuvend.

Ai më shumë se për teatrin, u mor me Edi Ramën.

“Të kam  dëgjuar shpesh kur erdhe si kryeministër të thuash: Një milion shuplaka. Se e ke harruar atë fjalë, se një milion shuplaka i kemi vetëm për Teatrin.” shprehet Liçaj.

Fjala e aktorit:

“Të kam  dëgjuar shpesh kur erdhe si kryeministër të thuash: Një milion shuplaka.

Se e ke harruar atë fjalë, se një milion shuplaka i kemi vetëm për Teatrin.

Kanë ardhur shumë herë shqiptarët këtu përpara shtëpisë tonë, që është Kryeministria, ku ti je me qira, si gjithë kryeministrat e tjera.

Do mblidhemi të gjithë bashkë e do përfundosh si Rikardi III, e do fillosh të bërtasësh: Një kale, një kalë, jap kryministrinë për një kalë.

Prandaj mblidh mendjen dhe fillo puno për popullin, jo për xhepin tënd.

Fillo të përpiqesh të bësh, të tentosh të bësh shtet, siç pretendove kur erdhe, se deri tani ke bërë një katandi, që as ti vetë se merr vesh se ç’po bën.

Përndryshe përditë do i shohësh shqiptarët përballë teje.

E di ti që shqiptari duron, duron, por kur shpërthen, shpërthen shumë keq.

Është si ortek e do të marrë përpara e do përfundosh keq.

Po ta jap si këshillë shumë dashamirëse: Thirri mendjes o rrotë!

Ki kujdes, je kryeministri, kryeshërbëtori i shqiptarëve, jo agai dhe pashai i këtij vendi.

Se s’të lë kush të bësh ç’të duash në këtë vend, se s’kanë vdekur as shqiptarët, as shqiptaret.

Prandaj thirri mendjes, o rrotë”, tha Liçaj.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera