» “Hipokritë, fasadë”, si deputeti i PD-së braktisi mbledhjen pas përplasjes me mazhorancën

“Hipokritë, fasadë”, si deputeti i PD-së braktisi mbledhjen pas përplasjes me mazhorancën

U mblodh sot Këshilli i Legjislacionit në një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të diskutuar mbi propozimin e PD dhe LSI për vettingun në politikë.

Por kjo mbledhje solli një përplasje mes mazhorancës dhe përfaqësuesit të opozitës Enkelejd Alibeaj, i cili e quajti një seancë hipokrizie, pasi shumica  nuk e do vettingun.

Debati mes Alibeajt dhe Ruçit

Gramoz Ruçi: Avash! Avash ti! Këtu e drejtoj unë mbledhjen. Nuk të kam thirrur ty, por shoqërinë civile, të lutëm nëse ata do të kenë pyetje, je i lirë. Ka mundësi të më dëgjosh mua. Do i lëmë të shprehen vetë ata apo jo?

Enkelejd Alibeaj: Shoqëria Civile të mos lejohet që të përdoret si fasadë

Gramoz Ruçi: Të lutem, të lutem

Enkelejd Alibeaj: Ligjin sot e bëjnë bandat në Bllok dhe në Shkodër

Gramoz Ruçi: Faleminderit! Faleminderit! Kjo mbledhje është vetëm për ju, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.

Enkelejd Alibeaj: Ata që nuk erdhën sot e dinin se është farsë, u ftuan 20 erdhën vetëm 5. (Largohet nga mbledhja)

Gramoz Ruçi: Nuk vend që të dëgjonim ju, dëgjojmë përfaqësuesin e opozitës. Duhet të ishte relatori i opozitës këtu. Tani drejtimin ia lë koleges për shkak të axhendës.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera