» Plagosja në Tiranë, zbulohen detaje

Plagosja në Tiranë, zbulohen detaje

Një plagosje me armë ka ndodhur në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Selitës dhe i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Policia sqaron se trupa të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur kontrollet për të kapur autorin. Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut. Dyshohet konflikt i çastit për motive të dobëta.

Njoftimi

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.

Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.

 

 


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera