» ”Babalja”, Manjani: Ranë si grup (qeveria), është koha për t’i larguar

”Babalja”, Manjani: Ranë si grup (qeveria), është koha për t’i larguar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, shkruan për çështjen ”Babalja”, për të cilën thotë se grupi (qeveria) ra në halenë që ndërtuan vetë. Sipas Manjanit, këtë çështje e ndërtuan për të menderosur kundërshtarët por që ranë vetë brenda.

”Faji i Fatmir Xhafës nuk ishte aq i madh sa përpjekjet për ta mbuluar skandalin e të vëllait! Sa më shumë gërmohet në këtë çështje aq më zbuluar dalin! Tashmë Ai del me shokë të tjerë: Taulanti, Ardi (Veliu) dhe natyrisht Edvini. Këtë të fundit e futi mjeshtërisht në kllapën e tij. Tani ranë si grup me turinj në halenë që ndërtuan vetë. E ndërtuan për të menderosur kundërshtarët, por ranë vetë brenda”,-shkruan Manjani.

Më tej Manjani thotë se është koha për ti larguar, pasi vendi është në rrethin e një krimi shtetëror. ”Tani është koha për të punuar për t’i larguar që aty, se e bënë gjithë vendin halé! Halé dhe territor krimi shtetëror”.

Postimi i plotë

Faji i Fatmir Xhafës nuk ishte aq i madh sa përpjekjet për ta mbuluar skandalin e të vëllait!!

Sa më shumë gërmohet në këtë çështje aq më zbuluar dalin!

Tashmë Ai del me shokë të tjerë: Taulanti, Ardi (Veliu) dhe natyrisht Edvini. Këtë të fundit e futi mjeshtërisht në kllapën e tij…

Tani ranë si grup me turinj në halenë që ndërtuan vetë. E ndërtuan për të menderosur kundërshtarët, por ranë vetë brenda.

Me turinj…

Këta janë reformatorët e shekullit të ri!

Për fat nuk u desh shumë kohë për ti kuptuar se cfarë janë!

Tani është koha për të punuar për t’i larguar që aty, se e bënë gjithë vendin halé!

Halé dhe territor krimi shtetëror!


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera