» LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, ka të plagosur

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë, ka të plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në zonën e Selitës. Burime nga policia raportojnë për një person të plagosur, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

I lënduari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, sipas Klan.

 

Ndërkohë, autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje mësohet se janë dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Nuk dihen ende motivet e kësaj plagosjeje. Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet policore, që po punojnë për zbardhjen e saj.

Vijon…


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera