» Schwarzenegger: “Me gratë shpesh kam tejkaluar limitin”: 71 vjeçari, gati për Terminatorin e ri

Schwarzenegger: “Me gratë shpesh kam tejkaluar limitin”: 71 vjeçari, gati për Terminatorin e ri

Në valën e gjatë të lëvizjes #metoo Arnold Schwarzenegger është kthyer për të folur për sjelljen e keqe që kishte ndaj grave në të kaluarën. “Kam tejkaluar disa herë limitin dhe kam qenë i pari që kërkoj falje, ndihem keq kur mendoj se si jam sjellë”, i tha ai revistës “Men’s Health”. Në vitin 2003, Schwarzy kishte pranuar publikisht se kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte një fëmijë me shërbëtoren.

Arnold Schwarzenegger: "Con le donne ho spesso superato il limite"

Pasi u bë guvernator, ai u përpoq të shlyente gabimet e tij, me një program të dedikuar për parandalimin e dhunës kundër grave. “Doja të isha i sigurt që askush, përfshirë edhe mua, të përsëriste atë gabim. Kjo është arsyeja pse unë kam organizuar kurse për ngacmimet seksuale, në mënyrë që të bëjë të qartë, si nga pikëpamja ligjore dhe ajo e sjelljes, çfarë është e pranuar dhe çfarë jo,” shpjegoi ai.

 

View this post on Instagram

 

Machine learning.

A post shared by Arnold Schwarzenegger (@schwarzenegger) on

Pavarësisht nga kjo, megjithatë, aktori nuk e ndryshoi vizionin e tij të maskilinitetit: ” Jam një burrë dhe nuk ndryshoj pikëpamjen time për atë se kush jam”. Nga ana tjetër, ishte pamja e tij macho që hapi derën për sukses profesional dhe atë privat. Në moshën 71 vjeçare, ai nuk e ndalon trajnimin e muskujve dhe është gati të luajë sërish Terminatorin, në kapitullin e gjashtë që do të mbërrijë në kinema në vitin 2019./360grade.al


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera