» Veprimi i gabuar i femrave që rrit rrezikun e kancerit të vezoreve dhe qafës së mitrës

Veprimi i gabuar i femrave që rrit rrezikun e kancerit të vezoreve dhe qafës së mitrës

Pas sistemit tretës, vagina është organi që ka numrin më të madh të baktereve e vlen të theksohet se shumica prej tyre janë në dobi të shëndetit riprodhues. Ndonëse femrat mendojnë se vagina duhet pastruar me solucione e shampo larëse, nëse do t’i njihnin më mirë efektet negative e afatgjate të këtij verpimi, nuk do e bënin më kurrë këtë gjë. Vagina është një organ vetëpastrues dhe larja me shampo a sapunë rrit rrezikun e infektimit me papillomavirusi (HPV)

Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit dolën në këtë përfundim pasi studiuan të dhënat nga 1271 gra të moshave 20-49 vjeç të cilat kishin raportuar ritualet e higjienës vetjake.
Studimi, i publikuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive (Journal of Infectious Diseases) zbuloi se rreziku i infektimit me HPV ishte 26% më i lartë tek femrat që përdornin shampo e larës.

Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se larja e vaginës rrit gjithashtu me 40% rrezikun për të prekur nga kanceri i qafës së mitrës që shkaktohet nga HPV. E gjitha kjo ndodh sepse përbërësit e larësit prishin ekuilibrat midis baktereve duke e bërë vaginën më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe inflamacioneve.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera