» Dy ditë para ndeshjes me Izraelin, Panuçi humbet dy lojtarë. Në skuadër vjen Balliu dhe Lilaj

Dy ditë para ndeshjes me Izraelin, Panuçi humbet dy lojtarë. Në skuadër vjen Balliu dhe Lilaj

Shqipëria nuk arriti që të merrte një fitore me skuadrën e Jordanisë, duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin e barabartë 0 me 0. Ndërsa tashmë sytë janë vetëm nga Izraeli. Testi i vërtetë që do të na shërbente shumë për ecurinë e skuadrës në grupin e Ligës së Kombeve.

veseli

Ndërsa përpara kësaj ndeshje trajneri Kristian Panuçi ka humbur dy lojtarë për shkak të disa problemeve fizike. Bëhet fjalë për Veselin dhe Ramadanin, ndërsa në skuadër do të afrohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

balliu_albania

Njoftimi i FSHF-së:

Për shkak të probleme fizike dhe konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë futbollistët e ekipit kombëtar, Frederic Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të vijuar me fazën riaftësuese. Trajneri i skuadrës përfaqësuese Christian Panucci, ndërkohë ka kryer menjëherë zëvendësimet e duhura. Kështu brënda ditës së sotme skuadrës do ti bashkohen mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të skuadrës kombëtare, në vigjilje të ndeshjes zyrtare të datës 14 tetor ora 20:45 në Izrael. Shqipëria sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stervitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera