» Video/Përditë kapen gomone: Guardia di Finanza sekuestron 300 kg drogë, në pranga 2 shqiptarët

Video/Përditë kapen gomone: Guardia di Finanza sekuestron 300 kg drogë, në pranga 2 shqiptarët

Një gomone në të cilën ndodheshin 300 kilogramë drogë, është bllokuar në Itali, ndërkohë që janë vënë në pranga dy shqiptarë.

Policia e Barit, gjatë patrullimit në det, në ujërat e zonës së “Le Cesine” të komunës së Vernole në Leçe, ka konstatuar gomonen bashkë me ngarkesën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, sapo pikasi policinë, tentoi manovrat në det, deri sa doli në breg.

Në mjetin lundrues u gjetën 294 kilogramë marijuanë dhe 16 kilogramë hashash.

Ndërkohë dy trafikantët që të dy shqiptarë, u fshehën në shkurret e zonës së Le Cesine, ku u gjetën nga policia dhe u arrestuan për trafik droge.

Sakaq lënda narkotike e sekuestruar gjatë aksionit të pasdites së kësaj të enjteje, kap një vlerë tregu prej 3 milionë eurosh. /a.y/noa.al

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera