» Truku që duhet të dinë të gjithë/ Mësoni brenda 5 sekondash sa e freskët është veza para se ta gatuani

Truku që duhet të dinë të gjithë/ Mësoni brenda 5 sekondash sa e freskët është veza para se ta gatuani

Dëshironi të gatuani një vezë, por nuk mbani mend kur i keni blerë këto të fundit? Në kuti nuk shihni asnjë datë skandence? Në qoftë se vezët do të qëllonin të prishura dhe ju do i konsumonit, do të kishit jo pak probleme me organizmin, ndaj Living po ju tregon metodën, si të kuptoni nëse një vezë është e freskët dhe e sigurtë për t’u ngrënë.

Çfarë ju duhet: vezët dhe një tas i mbushur me ujë (sigurohuni që është mjaftueshëm thellë që veza të zhytet dhe të mbulohet disa centimetra)

Çfarë duhet të bëni: vendoni me kujdes vezën në tasin e mbushur me ujë dhe prisni për të parë ç’do të ndodhë ! Nëse veza zhytet në pjesën fundore të tasit dhe bie në anë, atëherë është shumë e freskët dhe tërësisht e shëndetshme për t’u ngrënë. Nëse veza zhytet, por “qëndron” lart, është ende e sigurtë për t’u ngrënë, por duhet ta bëni shumë shpejt. Dhe në qoftë se veza del në sipërfaqen e ujit, atëherë duhet të dini se kjo vezë nuk mund të konsumohet!

Pse funksionon ky truk? Lëvozhga e vezës është gjysmëpërçues dhe tek vezët e prishura ndodh që lëngu të thahet e të mbushet me ajër! Kjo është një shenjë treguese që veza është e prishur dhe nuk hahet më.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera