» Shembet ndërtimi pa leje i Shullazit në Laprakë: Këcënohen inspektorët, reagon Veliaj “U pika!”

Shembet ndërtimi pa leje i Shullazit në Laprakë: Këcënohen inspektorët, reagon Veliaj “U pika!”

Prishet një objekt pa leje në zonën e Laprakës në Tiranë. Objekti në fjalë është prishur nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Bëhet fjalë për një strukturë të ngritur nga Emiljano Shullazi, i cili ndodhet në qeli, për një sërë akuzash.

Më herët inspektorët e bashkisë kishin denoncuar se ishin kërcënuar nga “të fortë” të zonës, të identifikuar si pjesë e bandës së Shullazit.

Sakaq kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke sjellë pamje nga aksioni shkruan:

“Si, si? Këtë strukturë pa leje e ka një i fortë me nam? U pika!

Një arsye më shumë për ta shkulur një orë e më parë, e për të rrëzuar këto mite banale, se gjërat e të fortit nuk preken!

Qyteti i mirë është më i fortë se kushdo! Jo zaptime, jo baste – po rregull, po qytetari.” /a.y/noa.al


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera