» Kush është deputeti shqiptar, komshi me kryeministrin e Austrisë: Porosia që më dha për Ramën (FOTO)

Kush është deputeti shqiptar, komshi me kryeministrin e Austrisë: Porosia që më dha për Ramën (FOTO)

Deputeti i Kuvendit te Shqperisë, pjese e grupit parlamentar të PS-së, ka preferuar te ndaje me miqte dhe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale, se jo vetem banon ngjitur me kryeministrin e Austrise, Sebastian Kurz, por ka aq miqesi me të, sa ai e ka përshëndetur vetë, sapo e ka ndeshur përballë në rrugën para godinave ku banojnë karshi.

 

 

fate velaj

Fate Velaj, teksa ndan edhe nje foto qe ka bere me Kruz, jep disa detaje te takimit te fundit me te, pikerisht sot, ne oren 09:35 te mëngjesit.

Sikunder shkruan, Velaj ka qene duke shkuar ne shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35. “Kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë”, – shkruan ai, duke treguar me tej, se Kruz i ka kerkuar t’i dergoje te fala Edi Rames.

Postimi i Fate Velajt 

NJË KRYEMINISTËR DHE KOMSHI
…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjenë? nga Tirana, – i thashë. Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…/Panorama

fatefate1fate2fate3fate4fate5fate6

 

 

 

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera