» Dhurata Çupi: 3 qytetare humben jeten, nuk ishin bandit as trafikant e vrases …

Dhurata Çupi: 3 qytetare humben jeten, nuk ishin bandit as trafikant e vrases …

Pas ngjarjes se rende te ndodhur ne Mat, ku 3 punonjes te bashkise humben jeten, te vrare, ne krye te detyres, reagon deputetja e PD, Dhurata Çupi:

Reagimi i plote

3 qytetare humben jeten dhe nje tjeter po lufton me plaget e marra ne spital. Ata nuk ishin bandit as trafikant e vrases por ishin qytetare te ndershem qe po punonin per te ndertuar rruge per banoret e varfer te Shellise. Ndersa sot familjaret dhe qytetaret e Matit pergaditen tu japin lamtumiren e fundit 3 qytetareve qe u vrane ne krye te detyres,kryeministri i vendit nuk ka gjetur nje minute te pakten per te ngushelluar familjen ndonese pergjegjesia e tij eshte e shumfishte. Ata 3 qytetare u vrane barbarisht dhe jo nga nje njeri dosido jo per hakmarrje apo prishje pazaresh droge, por nga kryeplaku dhe kryetari i PS me motivin e vetem se po ndertonin rruge dhe rruga mund ti prishte pune ne zgjedhje. Kjo eshte mendesia barbare qe ka mbjelle Edi Rama me qeveverine e tij. Trafik droge per vota, kriminel qe kercenojne me zgjedhje dhe kulmi vrasja e djeshme me e tmerrshmja nga te gjitha. Edi Rama hesht sepse eshte ai pergjegjes i kesaj mendesie kriminale i kesaj pasigurie dhe i banditeve qe ka veshur me pushtet politik.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera