» Nxorri të dashurën në ankand për shaka, shokohet nga oferta marramëndëse që merr

Nxorri të dashurën në ankand për shaka, shokohet nga oferta marramëndëse që merr

Një burrë në Angli thotë se kur kishin hyrë në një dyqan për të parë pajisje për kuaj, e dashura e kishte qëlluar me kamxhik në vithe, për shaka. Por i kishte rënë aq fort sa ai kishte vendosur të hakmerrej.

Kështu, për t’u hakmarrë, kishte nxjerrë një njoftim ankandi në e-Bay, ku thoshte se e dashura e tij ishte “në shitje për koleksionistë”, në kategorinë “makina të vjetra” ngaqë, sipas përshkrimit të shkruar, “bënte një zhurmë të bezdisshme dhe kishte pak rrjedhje, por asgjë që s’mund të taposej.”

E dashura qeshi kur ia tregoi. Njoftimi shpejt mori dhenë. Ofertat nisnin që nga Europa, Australia  e deri nga SHBA-të, dhe çmimi maksimal kishte arritur në 119 mijë dollarë.

Edhe pse u kthyen në një ngjarje virale në internet, çifti e ka marrë gjithçka me sportivitet. I dashuri thotë duke qeshur që ankandi anulohet, gjithsesi, “ngaqë nuk arriti 170 mijë dollarë”.


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera