» Pas lindjes së binjakëve, rrëfehet Enrique Iglesias: Ja si ka ndryshuar jeta seksuale

Pas lindjes së binjakëve, rrëfehet Enrique Iglesias: Ja si ka ndryshuar jeta seksuale

Gjërat duket se po shkojnë mirë për këngëtarin e famshëm Enrique Iglesias dhe partneres së tij, tenistes Anna Kournikova, pas videos ku ai u shfaq duke u puthur me një fanse gjatë një koncerti në Europë.

Çifti e mbajti të fshehtë lajmin se do të bëheshin prindër, deri në fund të shtatzënisë së tenistes, e cila në dhjetor të vitit të kalaur solli në jetë binjakët Nicholas dhe Lucy.

Pas lindjes së binjakëve, këngëtari 43-vjeçar flet se si foshnjat kanë ndikuar në jetën e tyre seksuale. “Ndoshta bëjmë më shumë seks tani se kurrë më parë. Seksi nuk është pakësuar”, ka thënë ai gjatë një interviste për “The Sun”.

Enrique dhe 37-vjeçarja Anna nuk janë fotografuar së bashku që nga viti 2012, por shpeshherë ata postojnë në profilet e tyre në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme të njëri-tjetrit.

“Si çdo çift, edhe ne kemi uljet e ngritjet tona dhe jo gjithmonë është perfekt”, ka thënë Iglesias për “The Sun” duke shtuar: “Por është perfekte në një mënyrë”.

43-vjeçari komentoi edhe Anna-n si nënë: “Është bukur të shohësh atë si një mami të mrekullueshme. Është e pabesueshme të shohësh një nënë të bëjë atë që bën, kur futet instikti i nënës”.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera