» Lajmi i fundit: Arrestohet autori për plagosje me thikë të një 18 vjeçari

Lajmi i fundit: Arrestohet autori për plagosje me thikë të një 18 vjeçari

VLORE- Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 30-vjecar u qëllua disa herë me thikë pas një sherri, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Policia bën me dije se një 18-vjecar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në në lagjen “Kushtrimi” dhe i plagosuri është i riu me inicialet I.S. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policise:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta.

Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 18 vjeçari.

Më datë 12.10.2018, në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.

Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë.

Po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera