» Letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet: Dhimbja e Kadaresë për humbjen e Fatos Arapit

Letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet: Dhimbja e Kadaresë për humbjen e Fatos Arapit

Pas vdekjes së shkrimtarit Fatos Arapi, të shumta kanë qenë mesazhet plot dhimbje për këtë humbje të madhe për letërsinë shqipe.

Një mesazh plotë dhimbje dhe krenari e ka përcjellë me anë të një postimi në Facebook edhe shkrimtari i shquarë, Ismail Kadare.

Ai ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka” e cila sipas tij “do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe”.

Statusi i plotë i tij:

Pas ikjes së Dritëro Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.
Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera