» Misteri i vdekjes së 13-vjeçares/ Familjarët: U vra me armë zjarri

Misteri i vdekjes së 13-vjeçares/ Familjarët: U vra me armë zjarri

Familjarët e 13-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmë në rrethana të paqarta deklarojnë se vajza është vrarë me armë zjarri. Ata thonë për Report Tv se Kasandra Braja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja. Sipas tyre, Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

“Vajza është qëlluar me armë zjarri. Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.”-janë shprehur familjarët.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën. Por familjarët shprehen sot se ajo u vra me armë zjarri dhe ndërroi jetë në banesë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera