» Hoqën vizat për Iranin pasi nuk njohu Kosovën: Serbia rrezikon vetë regjimin e vizave drejt BE

Hoqën vizat për Iranin pasi nuk njohu Kosovën: Serbia rrezikon vetë regjimin e vizave drejt BE

Pak më shumë se një vit, pasi qeveria e Serbisë me insistimin e ministrit të jashtëm Daçiq kishte hequr vizat për shtetasit të Republikës Islamike të Iranit, morri vendim që ato t’i vendosë përsëri. Ministrat serb kanë thënë për televizionin serb N1 se këtë vendim e kanë marrë nën presionin e BE, sepse në të kundërtën, ekzistonte rreziku që vendet e Bashkimit Evropian t’i fusin vizat për shtetasit serb.

Përndryshe, prej heqjes së vizave ishte rritur numri i shtetasve iranian të cilët udhëtonin lirshëm në Serbi e më pas pa problem vazhdonin për në shtetet e BE ku kërkonin azil.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, kur iu hoqën vizat shtetasve iranian, më tepër se 44 mijë iranian kanë udhëtuar në Serbi. Mirëpo, ata nuk ishin turistë por migrantë.

Ministri i turizmit në qeverinë serbe Rasim Ljajiq ka thënë se shpreson që “miqtë e tyre nga Irani do të kenë mirëkuptim për Serbinë që iu ka kthyer vizat dhe për këtë Irani nuk do ta njohë pavarësinë e  Kosovës”.

Të përkujtojmë,  para një viti ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka insistuar në qeverinë serbe që t’iu hiqen vizat shtetasve Iranian dhe me këtë veprim lavdërohej se “e ka penguar njohjen e pavarësisë së Kosovën nga ana e këtij shteti”./Insajderi.com.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera