» Vlorë, Në gjendje të dehur aksidenton 20-vjeçaren…

Vlorë, Në gjendje të dehur aksidenton 20-vjeçaren…

Një aksident me pasojë një plagosje të lehtë ka ndodhur në Vlorë. Një 47-vjeçarë duke udhëtuar me mjetin e tij ka aksidentuar një 20-vjeçare, e cila është dërguar menjëherë në spital, ku rezulton të jetë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 47-vjeçarit, të identifikuar si Agim Skëndaj, banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Lungo Mare, ku Skëndaj me mjetin e tij tip “Ford” ka përplasur të renë,. që ishte pasagjeren e mjetit që ka përplasur, edhe ky tip “Ford”.

Njoftimi policisë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Agim Skëndaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë aksin rrugor të Lungomares, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër tip “Ford” dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që ndodhej në mjetin e fundit, M.M, 20 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera