» Pranga të rinjve në Durrës, mes tyre edhe personi që masakroi më sëpatë nusen e xhaxhait

Pranga të rinjve në Durrës, mes tyre edhe personi që masakroi më sëpatë nusen e xhaxhait

Dy të rinj janë arrestuar nga policisë së Durrësit, pasi ishin shpallur në kërkim, njëri për tentative vrasje dhe tjetri për ushtrim dhune. Burime nga policia e Durrësit pohuan se bëhet fjalë për Algert Kolecin, 32 vjeç, banues në Armatë si dhe shtetasin me inicialet J.D., 17 vjeç, banues në Durrës.Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim.

Shtetasi Algert Koleci dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci ( i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.K. (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K., e cila është nusja e xhaxhait të tyre.

Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

54545454

Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera