» Akuzat për shpifje dhe shpërdorim detyre/ Lulzim Basha sot në prokurori

Akuzat për shpifje dhe shpërdorim detyre/ Lulzim Basha sot në prokurori

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar sot në prokurori, në lidhje me padinë e ngritur nga Taulant Balla,  për shpërdorim detyre, shpifje për rastin e denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu. Ish-oficeri i Krujës, Nuhu që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Pas denoncimit të tij dy javë më parë, opozita sulmoi kryetarin e grupit të PS duke e akuzuar se mbrojti djalin e deputetit të Krujës, por Taulant Balla i kallëzoi penalisht për tre vepra penale. Ndërsa në datë 4 tetor, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla dëshmoi për rreth dy orë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, deputeti Balla kallëzoi penalisht Lulzim Bashën, Edi Palokën, Enkelejd Alibeajn, Basir Çollakun dhe Emiljano Nuhun.

Balla depozitoi edhe tabulatet telefonike të asaj dite, 21 korrikut, të marra vetë pranë kompanisë celulare, që provojnë sipas tij se Lulzim Basha ka gënjyer, pasi nuk ka qenë në Fushë Krujë sikur denoncoi Nuhu. Tashmë pritet nëse Lulzim Basha do të shkojë sot në prokurori për të dëshmuar për akuzat ndaj Ballës në lidhje me këtë cështje.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera