Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dytë të një ngjarje të ndodhur rreth tre javë më parë në Durrës, ku u dhunua një 51-vjeçare.

Policia thotë se “në pranga u vu Algert Koleci, pasi në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci, i ndaluar më parë dhe më babin e tij, shtetasin Mehdi Koleci, i cili vijon të jetë në kërkim për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Qefsere Koleci”.

Si ndodhi ngjarja

Qefsere Koleci u dhunua brutalisht nga kunati 61-vjeçar  dhe dy djemtë e tij të cilët e kanë goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën në zonën e Manzës në Durrës.

Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe fraktura në trup ndaj nga spitali i Durrësit ku është paraqitur fillimisht është sjellë për mjekim të specializuar në QSUT!

Ora Nevvs mëson se dy familjet janë në konflikt për një tokë të mbjellë me ullinj. Për këtë çështje, 61 vjecari ishte shoqëruar ditën të shtunë në Polici. Ndërsa të dielën, sapo ishte liruar ai është konfrontuar sërish me kunatën.

/Ora News.tv/