» Këtë nuk e prisnim nga Lorik Cana, deklarata që i la pa fjalë…

Këtë nuk e prisnim nga Lorik Cana, deklarata që i la pa fjalë…

I ftuar tek “Rudina” ishte ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, një futbollist shumë i dashur për publikun, jeta e të cilit komentohet shumë në media.

Gjatë emisionit, Lorik foli edhe për bashkëshorten e tij italiane Monica me të cilën ka 4 vite i martuar.

Image

Lorik tregoi se Monicës i kishte vënë kusht për gjuhën shqipe para martesës.

“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën”, u shpreh Lorik Cana.


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera