» Vrau me thikë të riun në Tiranë dhe u arratis, identifikohet autori. Policia jep detaje

Vrau me thikë të riun në Tiranë dhe u arratis, identifikohet autori. Policia jep detaje

Identifikohet nga policia autori i vrasjes me thike ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ‘Misto Mame’ në kryeqytet dhe viktima është identifikuar si Olti Hajdari, 30 vjeç. Policia ben me dije sot se ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili pas krimit e la viktimen mes gjakut ne rruge dhe u arratis.

Sherri degjeneroi pas nje konflikti mes viktimes dhe autorit. Viktima u la pertoke i gjakosur. Ai u transportua ne spital, por nuk mundi te shpetonte nga plaget e shumta qe kishte marre dhe gjeti vdekjen.

Informacioni i policise 

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital. Po punohet intesivisht për kapjen e tij.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera