» Gazeta britanike: Nuk ka BE për Shqipërinë me Edi Ramën

Gazeta britanike: Nuk ka BE për Shqipërinë me Edi Ramën

Një nga gazetat e njohura britanike, “Express”, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

“Express”, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan që shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa po sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik.

Gazetari Matt Drake shkruan: “…në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun, por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë, për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar.”

Gazetari shkruan se sipas “Financial Times” në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.

“Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit.”

https://www.express.co.uk/news/world/1030185/eu-news-albania-eu-membership-talks-latest


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera