» Peza i plas “bombën” Alibeajt: Vëllain e ke trafikant droge. Alibeaj ia kthen: Kush është ai shqiptar që ka 1 milion euro me djersën e ballit?

Peza i plas “bombën” Alibeajt: Vëllain e ke trafikant droge. Alibeaj ia kthen: Kush është ai shqiptar që ka 1 milion euro me djersën e ballit?

Çështja “Babale” ka sjellë tension dhe debate të ashpra në emisionin “Open”, ku të ftuarit nuk i kanë kursyer akuzat ndaj njëri-tjetrit. Teksa deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte duke folur për çështjen e cila e përfshin vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn në trafikun e drogës, gazetari Alferd Peza i bëri deklaratën e fortë se edhe vëllai i deputetit demokrat është i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërsa Alibeaj i përmendi faktin se askush nuk mund të bëjë 1 milionë euro me djersën e ballit.

Peza: Ku e ke provën, ku e ke. Ai është procesverbal. Nuk nxjerr provën, ja kaq është historia.

Spiropali: Ka ardhur avokati i Salianjit dhe i PD. Kaq!

Peza: Shpëtoni shpirtrat tuaj dhe veten.

Alibeaj: Ja ku i ke provat.

Spiropali: Telenovelë idiote, shpëtoni shqiptarët nga kjo telenovelë. Shqiptarët nuk duhet të besojnë tek policia, por vetëm te PD.

Aliebaj: Zëri në ekspertizë është i ngjashëm me zërin e Agronit.

Peza: Ku e ke stilolapsin e përgjimit. Shpëto veten, Babalen, opozitën. Nxirr provën dhe thuaj është shumë e thjeshtë. Nëse s’doni vazhdoni: Edi Rama, Babalja, Prokuroria

Alibeaj: Përfiton Xhafaj, Balla dhe Rrahman Rraja.

Peza: Ti e ke vëllain siç e ka Xhafaj dhe ky është morali jot.

Alibeaj: Ti ke 1 milion euro dhe…

Peza: I kam bërë me punën si gazetar.

Alibeaj: Kush është ai shqiptar që ka një milion euro me djersën e ballit.

Peza: Ky e ka vetë vëllain trafikant droge.

Alibeaj: Po i vidhni dhe po i rripni shqiptarët.


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera