» Koka: Durim Bami ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ndodhet ish-oficeri Nuhu

Koka: Durim Bami ka udhëtuar drejt Zvicrës ku ndodhet ish-oficeri Nuhu

Gazetari Bledian Koka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News tha se një nga eksponentët e ‘malavitës’ Durim Bami besohet se ka udhëtuar drejt Zvicrës, ndërsa autoritetet zvicerane kanë marrë masa ekstra për mbrojtjen e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

KokaKishte një informacion, që një nga personat e njohur të Malavitës, Durim Bami ka udhëtuar drejt Zvicrës. Autoritetet janë vënë nën alarm maksimal. E kanë marrë Emiljano Nuhut. 

Durim Bami ka dalë përmes Kosovës, ka shkuar në Prishtinë dhe besohet se ai ka shkuar drejt Zvicrës dhe dyshimi është se mund të eliminonte Emiljano Nuhun, i cili ndodhet në qendrën e azil-kërkimit.

 Ndryshe nga autoritetet kosovare që arrestuan Babalen, autoritete zvicerane e kanë çuar në një vend të sigurt. Personi në fjalë ka deklaruar se Durim Bami ma ka çuar disa herë mesazhe kërcënuese. 

Këtu prandaj ndodhin vrasje se në vend që personat me ngarkesë kriminale, jo vetëm që nuk i mbron, por i shoqëron drejt asaj. Nëse këtu vrasje do të ketë, i vetmi person që do të mbajë përgjegjësi është Edi Rama, personi që ka kërcënuar publikisht Emiljano Nuhun. 

Është oficeri që ka bërë 6 operacione infiltrimi për shkatërrimin e bandave të drogës. Një kryeministër që kërcënon një ish-oficer të strukturës.  


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera