» DETAJE/ Dyshime se 13-vjeçarja u vra nga nëna, babai e gjeti të mbuluar nga gjaku në banesë…

DETAJE/ Dyshime se 13-vjeçarja u vra nga nëna, babai e gjeti të mbuluar nga gjaku në banesë…

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nga informacionet paraprake të“Panorama” dyshohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Brahja, ndërsa viktima, Kasandra, ndërkohë janë shoqëruar në polici, nëna, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

“Panorama” mëson se babai e ka gjetur të miturën në banesë të mbuluar nga gjaku dhe me trupin e ftohtë, ndërsa në shtëpi kanë qenë nëna e vajzës, vëllai dhe nusja e tij.

Deri më tani, në polici janë shoqëruar nëna, vëllai dhe nusja e vëllait të viktimës, këta dy të fundit janë shurdhë-memecë dhe ende nuk kanë mundur të marrin një dëshmi prej tyre.

Por nga ana tjetër nëna ka mohuar se vajza është vrarë ndërsa nuk ka dhënë shpjegime për rrethanat e ngjarjes, dhe nga dyshimet e para mendohet se mund të ketë qenë ajo që e ka lënë të vrarë të bijën.
ba682691-977c-4409-80ea-687

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse.

Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, policia njoftoi:

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

PANORAMA

Banesa e të miturës
Banesa e të miturës

af634cd8-9212-4acd-ae37-ef9

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera