» Spartak Ngjela: Çfarë më tha Ulsi Manja…

Spartak Ngjela: Çfarë më tha Ulsi Manja…

Avokat Spartak Ngjela është i ftuar sot në emisionin 360 gradë në Ora News. Ai është shprehur se SPAK që do të hetojë politikanët do të krijohet në dhjetor dhe ai është optimist se reforma në drejtësi do të veprojë pasi Amerika është në lojë.

“Brenda kësaj reforme ka dy lloje drejtësie. Njëra për njerëzit normal dhe njëri për politikanët e mëdhenj që është Prokuroria dhe Gjykata Speciale. Po të kenë fakte për peshqit e mëdhenj, pse nuk i çojnë në gjyq. E çuan një. A e çuan ministrin e Brendshëm? A doli?! Nesër do ta kuptojmë pse ka dalë. Pa hequr këtë lloj vije, nuk mund të filloj vija tjetër. Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme fillojnë në dhjetor. Ma dha zyrtarisht kryetari i Komisionit të Ligjeve (Ulsi Manja). E kam me fakt”, është shprehur ai.

Live/ '360 gradë' nga Artur Zheji – "Reforma në drejtësi dhe gënjeshtrat e vjeshtës" (11 tetor 2018)

Live/ '360 gradë' nga Artur Zheji – "Reforma në drejtësi dhe gënjeshtrat e vjeshtës" (11 tetor 2018)Ndiqni LIVE emisionin në Youtube këtu: https://youtu.be/qv6r42rvvWA

Geplaatst door Ora News op Donderdag 11 oktober 2018

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera