» Hahn kritikon VMRO për qëndrimin kundër marrëveshjes së Prespës

Hahn kritikon VMRO për qëndrimin kundër marrëveshjes së Prespës

Komisioneri Europian për Zgjeriminnë BE, Johannes Hahn, në një intervistë për gazetën austriake Der Standard, denoncoi kërcënimet e partisë kryesore të opozitës në Maqedoni, VMRO-DPMNE ndaj anëtarëve të saj që dëshirojnë të mbështesin qeverinë në parlament për ndryshimet kushtetuese për riemërimin e vendit në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

Hahn tha se këto veprime janë “krejtësisht të papranueshme për një parti që pretendon të jetë pro-evropiane dhe demokratike”, duke kujtuar se integrimi euro-atlantik është vendosur edhe nga VMRO si objektiv i vendit.

Komisioneri paralajmëroi se partia duhet të veprojë në përputhje me rrethanat dhe të lejojë miratimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ai gjithashtu kërkoi që VMRO “të braktisë pozicionin e saj shkatërrues dhe të vendosë interesat e vendit dhe qytetarëve të tij mbi interesat e saj politike”.

Sipas Hahn, thirrja për një bojkot të referendumit nga disa anëtarë të VMRO-së dëshmon “mungesën e pjekurisë demokratike”.

Komisioneri Hahn  paralajmëroi gjithashtu mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se nuk janë të sigurt se mazhoranca qeverisëse mund të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në parlament për ndryshime kushtetuese.

“Ka një dritare të caktuar kohore që duhet të përdoret tani, përndryshe kjo mundësi unike për të zbatuar marrëveshjen e emrit dhe kështu perspektiva e anëtarësimit mund të humbë për një kohë të gjatë ose edhe përgjithmonë”, paralajmëroi Hahn.


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera