» A do përfundojnë në rrjetë peshqit e mëdhenj?! Ja si mendon gazetarja Mira Kazhani

A do përfundojnë në rrjetë peshqit e mëdhenj?! Ja si mendon gazetarja Mira Kazhani

Gazetarja Mira Kazhani është e ftuar sonte në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit në Ora News. E pyetur nëse beson se peshqit e mëdhenj do të bien në rrjetë ajo u përgjigj:

“Nuk mund të them se nuk kam besim, dua të kem besim dhe do doja që kjo të ndodhë.

Rumania 13 vjet që është në BE dhe para pak kohësh doli një lajm që shumë gjyqtarë atje, u zbuluan se kishin fshehur pasuritë e tyre në një varrezë të qytetit. Një njeri aty kishte zbuluar se ata shkonin dhe hapnin varret dhe merrnin lekët.

Morali i fabulës: 13 vjet është ka Rumania që është anëtar i BE. E ka nisur reformën në drejtësi para nesh. Kanë struktura më të forta se ne, ne kemi akoma rrugë për të bërë. Megjithatë gjyqtarët ende i fshiheshin drejtësisë.

Sigurisht që tek ne shteti është i brishtë sepse nuk është kryer reforma në drejtësi. Duhet me i dhënë kohë kohës, siç thonë italianët. Të paktën ka nisur reforma dhe nuk mund ta gjykojmë tani, pasi duhet të shkojmë deri në fund, dhe të shohim a do arrestohen peshqit e mëdhenj dhe të vegjël”, është shprehur ajo.

Live/ '360 gradë' nga Artur Zheji – "Reforma në drejtësi dhe gënjeshtrat e vjeshtës" (11 tetor 2018)

Live/ '360 gradë' nga Artur Zheji – "Reforma në drejtësi dhe gënjeshtrat e vjeshtës" (11 tetor 2018)Ndiqni LIVE emisionin në Youtube këtu: https://youtu.be/qv6r42rvvWA

Geplaatst door Ora News op Donderdag 11 oktober 2018


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera