» Basha reagon per ngjarjen e rëndë në Mat, ku u vranë tre punonjës të bashkisë

Basha reagon per ngjarjen e rëndë në Mat, ku u vranë tre punonjës të bashkisë

Nga Lulzim Basha

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera