» Ndërron jetë Fatos Arapi, këto janë disa nga poezitë më të mira të shkrimtarit

Ndërron jetë Fatos Arapi, këto janë disa nga poezitë më të mira të shkrimtarit

Shkrimtari i njohur shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Fatos Arapi njihet për shkrimet dhe përkthimet e tij, por ai do të mbahet në mend nga të gjithë me poezitë e tij, sidomos kushtuar dashurisë.

Arapi ka shkruar një ndër poezitë më të bukura në gjuhën shqipe, atë me titull “Si s’të deshta pak më shumë”, shkruan Gazeta Express.

Përveç kësaj, shkrimtari e poeti ka lënë pas edhe disa poezi tjera të njohura e shumë të pëlqyera, e disa ndër to mund t’i lexoni më poshtë./Gazeta Express/

TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?
Ti do t’më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

Ti do t’më dashurosh patjetër!

SI S’TE DESHA PAK ME SHUME

Unë e desha përtej vdekjes,

Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”.

TI DO VISH

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se une ty te pres

duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes

duke ndjer’  frymemarrjen e vet pritjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise.

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di qe une po te mundnja,

rreth vetvetes rruzullin do vertitnjasi nje portokall’

ne doren time-te rrjedhe koha shpejt…

………e ti te vish…


360grade.al


Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

Të tjera