» VIDEO/ Shkarkohet trajneri i famshëm i Superligës, ja çfarë ndodhi sot në stërvitje

VIDEO/ Shkarkohet trajneri i famshëm i Superligës, ja çfarë ndodhi sot në stërvitje

Rrugët tashmë duket se janë të ndara. Ze Maria nuk do të jetë më trajneri i Tiranës. Brazilian ka shkuar në stërvitjen e sotme në “Skënder Halili”, me plot 15 minuta vonesë, dhe edhe pasi është paraqitur aty, nuk është ndërruar fare, për të nisur stërvitjen me ekipin, shkruan panorama sport.

Pasi ka bërë një mbledhje të vogël me lojtarët, rreth 10 minuta, ai, por edhe stafi i tij kanë ikur të gjithë. Në stërvitje me lojtarët ishte vetëm trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, që mbeti i pranishëm.

Për momentin, Ze Maria zhviolloi një takim me presidentin Halili, me shumë mundësi duke biseduar për çështjen e kontratës, dhe mënyrën se si do ndahen palët. Ditën e nesërme, klubi i Tiranës ka njoftuar për një konferencë në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”, në orën 12:00.


360grade.al


Kompleksimi i Opozitës dhe oksigjeni që mori prej saj kryeministri

Të tjera