» Largohet Ze Maria, trajneri i ri i Tiranës do të jetë një… legjendë bardheblu

Largohet Ze Maria, trajneri i ri i Tiranës do të jetë një… legjendë bardheblu

Ikën edhe i huaji i fundit në Superiore. Tashmë Ze Maria e ka mbyllur me Tiranën, dhe vendin e brazilianit, “Panorama Sport” mëson se do të jetë një shqiptar që do e zërë. Siç ishte bërë me dije nga gazeta, që para 10 ditësh, edhe kur ndodhi tymnaja e parë e largimit të Ze Marias, trajneri i ri bardhebluve pritet të jetë një i “shtëpisë”, pikërisht Ardian Mema.

ilir daja flamurtari

(Ardian Mema, majtas Ilir Dajës)

Aktualisht, ish-futbollisti i Tiranës, mban postin e zëvendës trajnerit te Flamurtari, ndihmës i Ilir Dajës, por me shumë mundësi ai do të lirohet nga kjo detyrë, për të vazhduan si trajner i parë i Tiranës.

Ardian Mema e ka kaluar të gjithë karrierën e tij tek klubi i Tiranës. Nga vitet 1989 deri në vitin 2003. Më pas, ai ka mbajtur poste drejtuese në klubin 24-herë kampion të Shqipërisë, ndërsa ka drejtuar edhe të rinjtë dhe ekipin B të Tiranës.

 


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera